fbpx

Ana reagon në Instagram pas refuzimit nga Riniani

nga Revista Kosovarja

Ana ka diçka për të të thënë pas refuzimit të Rinianit për të dalë me të nga “Përputhen”.

Ana Kauri të dielën u largua nga emisioni “Përputhen”, ngase nuk e ndiente se duhej të vazhdonte më tej të ishte pjesë e programit.

Por, duke u larguar, ajo kërkoi nga Riniani që të dilte së bashku me të, në mënyrë që të vazhdonin njohjen jashtë programit.

Megjithatë, dyshja disi i kishin ndarë rrugët nga takimi i fundit, andaj Riniani nuk mendoi se do të ishte vendim i drejtë ta bënte atë dhe e refuzoi.

Së fundi, ndjekësit e pyetën Anën se a mban inat që Riniani nuk pranoi të dilte me të nga “Përputhen” dhe e cilësonin qëndrimin e tij aty sa për shou.

“Joo. Nuk gjykoj asnjë njeri për zgjedhjet që bën. Thjesht nuk me doli siç e prisja”, shkroi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]