fbpx

Analiza e pështymës konfirmon se personi i vrarë në Lloznicë është Faton Hajrizi, Koci: Po merrem me tërheqjen e kufomës

nga Revista Kosovarja

Avokati kosovar, Arianit Koci, që ka marrë përsipër procesin e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se personalisht e ka parë kufomën dhe ka konfirmuar që është trupi i Faton Harjizit.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Mbetet tash edhe ekspertët tanë me e konfirmu”, ka thënë Koci.

Avokati Koci ka thënë se tashmë është duke u marrë me përfundimin e procedurave për tërheqjen e kufomës nga morgu në Serbi dhe për sjelljen e trupit në Kosovë.

“Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka thënë Koci./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]