69
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Andi i njohur për vetëbesimin e tij, ka thënë se veten jo që e sheh finalist, por edhe fitues.
Madje, për këtë ai ka vënë bast me të dashurën e tij Gresa, pasi që edhe kjo e fundit po ashtu e sheh veten “si fituese” të edicionit të parë të BBVK-së.
“Unë dhe ti jemi në finale sigurt. Populli e vendosë, por ne kemi vënë bast. Unë besoj se unë do ta fitoj, Gresa beson se ajo do ta fitojë”, ka thënë Andi.