fbpx

Angela Martini: Sytë blu që më ndryshuan jetën

nga Revista Kosovarja

Vajzë, bijë, grua në karrierë, bashkëshorte, por tanimë në një rol unik, atë të nënës, si ka qenë kjo etapë jete për ty me ardhjen në jetë të Kyree?

Kyree është një bekim nga zoti. Që në çastin e parë që ai zgjodhi të jetë djali im, e gjithë jeta ime ndryshoi. Ky është roli më i rëndësishëm i jetës time, krijimi i një qenieje të mirë njerëzore, krijimi i një universi të tërë.

Dashuri e pakushtëzuar. Ua rekomandoj të gjitha grave dhe burrave ta përjetojnë këtë ndienjë dhe emocion. Është diçka krejtësisht ndryshe, jeta jote merr kuptim tjetër, diçka që ti nuk e ke imagjinuar kurrë se do ta përjetosh.

Ai ka marrë formën e syve nga unë, gojën nga babai im, formën e fytyrës, hundën dhe veshët nga bashkëshorti im.

Për karakterin jemi ende herët për të folur, por ndiej se është një “mix” perfekt mes ne të dyve, meje dhe Dragos.

Shumë i fortë dhe i pavarur, por edhe shumë i ngrohtë si çdo fëmijë dhe sigurisht plot me dashuri.

Çfarë babai është Dragos, përkushtimi i tij ndaj djalit? Cili nga ju do të jetë ai prindi autoritar dhe cili do të lëshojë pe?

Dragos është baba shumë i përkushtuar dhe shumë mirënjohës për faktin që Kyree e zgjodhi atë si baba. Ai është shumë i përgjegjshëm, i dashur dhe një mentor i shkëlqyer, gjë për të cilën jam shumë krenare.

Ne të dy duam ta lëmë Kyree të jetë vetvetja dhe të jetë i lirë të shprehet ashtu siç është, jo ashtu si duam ne të jetë. Ne e adhurojmë faktin që e zbulojmë çdo ditë si është djali ynë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]