fbpx

Anjeza Shahini, çfarë bën sot, ku është zhdukur një prej vokaleve më të mira shqiptare

nga Revista Kosovarja

Anjeza Shahini sot feston ditëlindjen e 35-të.

E cilësuar si njëra prej këngëtareve shqiptare me vokali më të mirë, Anjeza prej kohësh nuk është aktive në skenën muzikore.

Anjeza Shahini ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria, dhe ka ndërtuar një jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Këngëtarja shqiptare dhe diplomati anglez kanë gjashtë vjet që janë martuar dhe sot janë prindër të një vajze, Victoria që erdhi në jetë në 2019.

Disa kohë më parë, këngëtarja ka shuar kuriozitetin e të gjithëve për punën e saj në Angli dhe me një postim në ‘Instagram’ ka treguar se nuk i qëndron larg muzikës, por jep kurse për talentet e reja.

Anjeza Shahini do të mbahet mend për hitet e saj dhe përfaqësimin e pare të Shqipërisë në Eurosong në vitin 2004 me këngën ‘’Imazhi yt’’ dhe arriti pozicionimin më të lartë deri më sot ne këtë kompeticion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]