fbpx

Arban Dili fiton dy medalje dhe kupën e Kampionit në “Men’s Classic dhe Fitness”

nga Revista Kosovarja

Në Gjakovë është mbajtur Gara për Kupen e Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuildin “Men’s Classic dhe Fitness”.

Organizuar nga Federata e Bodybuilding dhe Fitnessit të Kosovës, kjo garë sjelli në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” bodybuilder/e dhe model/e fitnesi nga e gjithë Kosova.

Mes fituesve, ishte edhe Arban Dili nga Prishtina, i cili arriti të rrëmbej dy medalje dhe kupën e Kampionit në ktegorinë Junior. Dili, fitoi vendin e parë në kategorinë Men’s Physique Junior – 23 vjeçar dhe vendin e dytë në ktegorinë Men’s Physique + 178 cm.

Arban Dili prej vitesh është model fitnesi shumë i njohur, madje fotografitë e tij janë prezantuar edhe në faqe fitnesi me renome ndërkombëtare. Gjithashtu, ai llogaritet të jetë një nga meshkujt më të ndjekur në rrjetin social “Tik Tok” dhe jo vetëm.

Menjëherë pas marrjes së çmimeve në “Men’s Classic dhe Fitness”, Arban Dili ka pranuar një festë që të marrë pjesë në garat ballkanike që do të mbahen në Rumani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]