fbpx

Arban Dili me performancë fantastike në garën Men’s physique Bodybuilding

nga Revista Kosovarja

Arban Dili vazhdon me sukseset e tij.
Ai dje, të shtunën ka treguar përformancë fantastike duke fituar vendin e dytë në garën Men’s physique Bodybuilding.

Gara është mbajtur në Shqipëri /Kamëz/ ku kanë marrë pjesë vende të ndryshme nga Ballkani.

Arbani tashmê ka bërë emër mbarëkombëtar në physique bodybuilding.
Ai nga garat e deritashme tek mori pjesë, gjithherë u tregua i suksesshëm dhe gjoksi i tij u stolis me medalje dhe me urime të shumta për suksese të mëtejme.


Suksesi i fundit në Tivar të Malit të Zi dhe në Shqipëri është një motiv shtesë dhe një përgjegjësi që të punojë edhe më shumë, për të arritur tituj tjerë , thotë Arbani , i cili tashmë pritet të jetë pjesë edhe e disa garave ndërkombëtare, nga të cilat shpreson se me punën e tij të pandalshme dhe dashurinê ndaj këtij sporti do té kthehet si kampion
Vlen të përmendet , se Arbani, i cili po krijon emër në këtë fushè të vështirë sporti , të gjitha i bënë me mjete vetanake , pa asnjë ndihmè apo sponzorim institucional
Kjo , veçanërisht duhej t’ i bie nê sy Komunës të Prishtinës, nga se, ai këto shpërblime gjithmonë ia dedikon kryeqytetit , banor i të cilit edhe është , tek jeton dhe vepron / Kosovarja /

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]