fbpx

Arbana Osmani gati për ‘Big Brother VIP’: Na mori malli

nga Revista Kosovarja

 

Ajo shkruan se së shpejti nis spektakli, duke theksuar: “sikur filloi me na marrë malli”.

Arbana Osmani tashmë është edhe aktore.

Regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar së fundmi në një intervistë, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin. Kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”

“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj, i ftuar në “Euronews.”

Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti tha se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është kritikja më e madhe.

“Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”– tregoi Eduarti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]