fbpx

Arbana Osmani zbulon aksidentin me flokët: “I paskam përvëluar pa e kuptuar”

nga Revista Kosovarja

 

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të sikletshëm, por njëkohësisht edhe humoristik, lidhur me flokët e saj. Në një postim në rrjetet sociale, Arbana ka treguar se vetëm tani ka vënë re se dy baluket i ka djegur me mashë gjatë qëndrimit të saj në SHBA.

“I paskam djeg me mashë kur isha në USA dhe i paskam përvëluar”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me një emoji të habitur.

Ndjekësit e saj kanë reaguar menjëherë, duke e mbushur me komente dhe këshilla për kujdesin ndaj flokëve. Disa e kanë ngushëlluar, ndërsa të tjerë e kanë marrë me humor këtë incident të vogël të bukurisë, shkruan Kosovarja.

Pavarësisht kësaj, Arbana vazhdon të shkëlqejë si gjithmonë, duke dëshmuar se edhe në momente të tilla e ruan elegancën dhe sensin e saj të humorit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]