fbpx

Arbana tregon historinë që e lidhë me Edi Ramën

nga Revista Kosovarja

Në një bisedë të veçantë, çifti foli për karrierën dhe jetën private, ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion.

Midis të tjerash, Arbana kujtoi kontaktin e saj të parë me kryeministrin Rama, në kohën kur ai ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

“Në moshën 12-vjeçare, pas vitit 1997, ju dërgova një letër nga Burreli dhe ju u përgjigjët. Ishe personazhi im i preferuar në atë kohë. Shkruaje editorial për revistën ‘Klan’. Ke shkruar dhe vazhdon të shkruash shumë bukur”, u shpreh moderatorja.

Nga ana tjetër, kryeministri konfirmoi se ai gjithmonë iu përgjigjej letrave deri sa iu bë e pamundur të përgjigjej vetë.

“Jam shumë krenar sepse krijova institucionin e parë në bashki, që ishte Bashkia e Tiranës, ku jepeshin rreth 96-97 mijë përgjigje me shkrim çdo vit për të gjithë ata që i drejtoheshin bashkisë me shkrim”, deklaroi Rama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]