Ka tri ditë kur Arbenita në të njëjtën datë fitoi një engjull dhe humbi një tjetër.
Më 24 prill modelja shqiptare u bë nënë për herë të parë, po në të njëjtën datë asaj i vdiq babai si pasojë e Covid 19, shkruan “Kosovarja”.
Ishte motra e saj Almedina ajo që informoi publikun me një njoftim prekës për vdekjen e prindit.
Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per raster e reja me Covid dhe viktimat.
Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete 😔 Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq, kështu kishte shkruar Almedina njëherisht gazetarë e TV21 në Maqedoni.
Ndërkohë që sonte Arbenita është ajo e cila zemërthyer ndau dy imazhe të babait të saj, tashmë i ikur nga kjo botë.
Ngushëllime modeles./Kosovarja/