fbpx

Arbëri s’i ka harruar rrënjët, foto sesionin e martesës me Dafinën i realizon në Kullën e Isa Boletinit

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë kurorëzoi dashurinë futbollisti i njohur i përfaqësues së Kosovës, Arbër Zeneli.

Në moshën 27 vjeçare ai i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me të dashurën e tij, Dafinën.

Çifti organizuan një ceremoni madhështore, e para mbrëmjes së madhe, çifti kanë realizuar shkrepjet e tyre të ditës së dasmës.

Ata kanë zgjedhur mjeshtrin e aparatit, fotografin Norik Uka për realizimin e fotografive në një lokacion shumë të veçantë.

Si një mitrovicas, Arbëri s’i ka harruar rrënjët duke preferuar që fotot t’i bëjë në një lokacion shumë domethënës.

Çifti kanë zgjedhur Kullën e Isa Boletinit në pjesën veriore të Kosovës.

Kulla ka një domethënie historike. E ndërtuar në shekullin e XIX-të, ajo simbolizon qëndresën shqiptare. Nga viti 2015, eshtrat e heroit Isa Boletini pushojnë saktësisht në dheun e rrënjëve të tij, në Boletin të veriut të Kosovës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]