fbpx

Arbnora e Aida marrin vëmendjen në Festivalin ‘Tirana Interenacional Film’

nga Revista Kosovarja

 

Tirana International Film Festival – është ngjarja më e rëndësishme kinematografike që zë vend në Shqipëri.

Në TIFF, numri i filmave pjesëmarrës është rritur ndër vite, gjë që e ka bërë një ndër festivalet me programin më të larmishëm në vend TIFF u përzgjodh si një ndër festivalet më të mira evropiane të filmit, duke u renditur krahë Berlin, Cannes, Venice, Locarno e të tjera.
Ky edicion i 20-të i TIFF zë vend në mjediset e Kinemasë Millenium në Tiranë.
Nga 2918 filma që aplikuan, 243 filma u përzgjodhën, prej të cilëve 209 të metrazhit të shkurtër dhe 34 të metrazhit të gjatë.

 

E me këtë rast vlen të përmendet se në këtë event pos fytyrave të shumta publike e personaliteve të njohura të botës artistike marrin pjesë edhe dy emrat e njohur, shoqe të mira e të pandashme, por edhe bashkëpunëtore të biznisit ‘ Allure Beauty’ – Arbnora Ademaj dhe Aida Troka

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]