fbpx

Ardit Çuni ka një surprizë për ndjekësit e tij, bashkëpunim i ri ju lë pa fjalë

nga Revista Kosovarja

Nëse menduat se hitet e verës mbaruan, e keni gabim! Mblidhni energjitë dhe bëhuni gati të kërceni sepse Ardit Çuni po sjell këngën e tij të re dhe nuk do të jetë vetëm.

Ai ka zgjedhur një ndër zërat i cili këtë vit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. E kemi fjalën për Klementin.

Përmes një videoje të postuar në Tik Tok, Arditi ka ndarë një copëz nga kënga e re. Me aq sa mund të kuptojmë bëhet fjalë për një dedikim për një dashuri të përfunduar. Dhe më e rëndësishmja, të bën të kërcesh që në sekondat e para.

Arditi nuk na e ka zbuluar datën e publikimit, por ne po presim me padurim ta dëgjojmë të plotë “A m’ke dasht ti mu…?”.

 

@arditcuni1

A man men sa mke dasht ti mu 😢… ft @KLEMENT OFFICIAL👑 #kengeshqip #comingsoon #arditcuni #klement

♬ original sound – Ardit Cuni

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]