Një moment prekës ka ndodhur në “Big Brother VIP Albania”, ku Rozana Radi u surprizua nga mbesa e saj, Nikoll. Kjo surprizë ka prekur jo vetëm publikun, por edhe moderatorin dhe artistin Ardit Gjebrea, i cili ka reaguar me emocion në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram, Gjebrea ndau një foto nga takimi mes Nikoll dhe Rozanës, duke shkruar:
“Kur më tha @andeta_radi që do hynte sonte Nikoli të takonte Rozin, nuk mund ta humbja këtë moment kaq emocionues. @rozana_radi edhe ne na ka marrë malli për ty…”
Ky reagim i tij tregon lidhjen e fortë emocionale mes tyre dhe sa shumë është ndjerë mungesa e Rozana Radit në ekran. Momenti i ribashkimit të tyre në “BBVA” ka prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe fansave të spektaklit.