fbpx

Arditi i zhgënjyer në Fifin dhe hedh akuza të forta kundër produksionit

nga Revista Kosovarja

Ardit Çuni është banori i fundit i eleminuar nga BBV.

Këngëtari i ftuar në FanClub foli për përvojën e tij brenda shtëpisë ku nuk kurseu edhe ankesat e akuzat.

Sipas tij produksioni është i anshëm dhe Donaldi është i favorizuar.

Donaldit i fshihen komentet negative, ndërsa të tjerëve jo. Nuk më vjen mirë kur nuk trajtohem njësoj”,– tha ai

Ndërkohë prezantuesja e FanClub, Dojna Mema, i tha se komentet denigruese dhe cënuese fshihen për këdo, por Arditi tha se ka lexuar mjaft për veten dhe nuk i ka parë që të fshihen. Ai ceku dhe faktin e zarfit të zi, që e mori vetëm ai, kur ka parë që Donaldi e ka bërë disa herë shkeljen e të njëjtit rregull, por atij nuk i ka ardhur asnjë zarf paralajmërues.

Arditi shprehu pakënaqësi edhe për faktin se nuk i është bërë asnjë surprizë, i vetmi nga banorët sipas tij, por këtu Dojna e kundërshtoi duke i thënë se as Donaldit nuk i është bërë pasi Bora erdhi për Semin.

Tutje qi ka folur edhe për Fifin dhe zhgënjimin nga ajo .

Jam i zhgënjyer nga Fifi. Se unë u penalizove sepse mbrojta Fifin dhe i dola kundër Semit dhe Donaldit. Kurse Fifi nuk më mbrojti. Doja të bëja një reagim të gjatë në Instagram por, do i them diçka të martën nëse më jepet mundësia në spektakël. Graniti tha “Pse nuk e ke menduar që Fifi ka dashur të të nxjerr nga shtëpia?” Dhe unë nuk doja ta besoja. Dhe përderisa e tha Graniti, dmth ai di diçka. Dhe duket se ka diçka. Por, unë nuk e hedh poshtë.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]