Zëri i tij është i mrekullueshëm dhe na duket që e kemi e dëgjuar gjithë jetën, ani pse është vetëm Arlind Beqiri është vetëm 22 vjeç.
Këngëtari i ri, është kopje e gjallë e legjendës së muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, për çka nga publiku njihet si “Sabriano Junior”.
Arlindi e Sabriu janë si një takim i të njejtës qenje në të njejtën kohë, por që njëra i takon të kaluares e tjetra të tashmes.
Këngëtari që pak kohë në parë erdhi në duet me legjendën e muzikës, Sabri Fejzullahu, me këngën me titull “Ti je unë”, sapo ka sjell një përbledhje këngësh të kënduara ndër vite nga idoli i tij.
Arlind Beqiri – Sabriano Jr, sapo i ka dhënë driten jeshile projektit më të ri me hitet e yllit të paperëndueshëm, Sabri Fejzullahu.
“Janë të kënduara nga nga unë, me orkestrimin e bërë në mënyrë të njëjtë si ai që i ka bërë në vitet e arta të tij. Axhi Sabri i ka zgjedhur këngët dhe unë i kam këndur me zërin magjik, të Sabriut, duke u munduar të jap të gjithë potencialin tim në vokal. E kam bërë me shpirt, që vërtetë të tregoj që unë do i’a ndjek çdo hap të tij në karrieren time që më pret.