fbpx

Armaldo : Nuk ka kuptim Big Brother pa Luizin, me kë të debatoj , me kë të bëj shaka…

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Luiz Ejlli dhe ish-konkurrentja e “Përputhen” Efi mbrëmë (e shtunë) pas ‘Prime’-it u vendosën në një dhomën të veçantë, e ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.

Ata do të qëndrojnë të izoluar deri të martën (24 janar) dhe si obligim kanë të kujdesen për një fëmijë (lodër), në rast se dyshja thyen rregullat dhe kontaktojnë banorët e tjerë do të penalizohen duke i zbritur 2000 euro nga çmimi i madh.

Por, disa prej banorëve kanë filluar të ndjejnë tashmë mungesën e Luizit, ishte Armaldo ai që gjatë diskutimit me Kiarën tha se pa të Big Brother nuk ka kuptim.

“Nuk ka kuptim Big Brother pa Luizin, si do t’ja bëjmë, të flasim drejtë, nuk ka kuptim, pikë mbaroi, nuk ka më dyshim, do të shohim këto dy-tre ditë se çfarë do bëjmë, më kë unë mund të bëjë një debat, të bëjë një shaka”, i tha Armaldo-Kiarës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]