Njësitet e Specializuara të policisë sot kanë zhvilluar disa bastisje në komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.
Këto bastisje ndërlidhen me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në orët e vona në kanalin e Ibër-Lepencit.
Lidhur me këtë rast deri më tani tetë persona janë të arrestuar dhe janë konfiskuar armë dhe prova tjera materiale lidhur me rastin.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga Kampi i Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë.
Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë ditës tha se institucionet tona të sigurisë janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e rastit.
“Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e rastit dhe deri tani ato kanë kryer bastisje ku ka edhe të arrestuar, dëshmi e prova materiale. Të gjithë këta kriminelë dhe terroristë do të përballen me drejtësinë”, ka theksuar Kurti.