fbpx

Armina Mevlani: Mami bënte tre punë në ditë, nuk më ka llastuar

nga Revista Kosovarja

Armina Mevlani është një nga moderatoret që tërheq gjithmonë vëmendje me deklaratat e saj.

Së fundmi, ajo ka folur për mamanë e saj, e cila sipas saj ka punuar tre punë në ditë, por edhe pse fëmijë i vetëm nuk e ka llastuar.

Sakaq, Armina ka theksuar se e ëma e ka mësuar atë të punojë që 14-vjeç.

“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”, u shpreh blogerja në “Goca dhe Gra”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]