fbpx

Arrestimi i tre serbë për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, Sveçla: Ky do të jetë fati i të gjithë kriminelëve

nga Revista Kosovarja

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me arrestimin e tre serbëve të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

“Ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë ndaj popullit tonë. Të tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer rrahje, tortura dhe maltretime të ndryshme ndaj shqiptarëve të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.”, ka shkruar Sveçla.

Njoftimi i tij:
Sot, janë arrestuar tre qytetarë të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile. Ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë ndaj popullit tonë. Të tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer rrahje, tortura dhe maltretime të ndryshme ndaj shqiptarëve të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.

Krimet e Serbisë të bëra gjatë luftës në Kosovë nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Si institucione të Republikës së Kosovës do të mbeshtesim të gjithë mekanizmat shtetëror që drejtësia të vihet në vend.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]