fbpx

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie të qëllimshme

nga Revista Kosovarja

Policia e Vlorë ka vënë në pranga dy persona për zjarrvënie të qëllimshme. Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se është arrestuar Gëzim Meço, 41 vjeç, banues në fshatin Tragjas. 

Ky person akuzohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe 1500 m2 me shkurre dhe rreth 20 rrënjë ullinj, në fshatin Tragjas.

Po ashtu është bërë dhe arrestimi i 23-vjeçarit Shpëtim Lukaj, banues në Sarandë, i cili dyshohet se  ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullosore në fshatin Shelegar.

Tashmë hetimet do të vijohen nga prokuroria dhe kundër 2 të arrestuarve është ngritur akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]