fbpx

Arrestohen 4 shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës, dorëzuan dokumente të falsifikuara

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 5 shkurt në Aeroportin e Prishtinës, rreth orës 15:48, janë arrestuar katër shtetas të Turqisë, me dyshimin se kanë prezantuar dokumente të leje qëndrimit të falsifikuar.

“Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]