fbpx

Arrestohen dy persona, dyshohet se u përfshinë në prostitucion

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se janë përfshirë në prostitucion.

Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur të enjten, derisa të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor për t’u intervistuar.

“Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe në konsultimit me gjyqtaren për kundërvajtje, është sugjeruar që lënda të kompletohet dhe të procedohet në Gjykatën kompetente për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet në njoftimin policor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]