Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar në Zubin Potok rreth orës 18:00 për shkak se kishte rrahur nënën e tij.
‘’Më datën 17.04.2025, rreth orës 18:00, Policia ka pranuar një informacion për një rast të dhunës në familje, në fshatin Jagenicë të Zubin Potokut. Menjëherë pas raportimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar, S.M., 21 vjeç, pasi që i njëjti kishte sulmuar nënën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Zubin Potok dhe pas trajtimit është liruar’’, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, janë përfshirë njësitë rajonale të hetimeve për dhunë në familje, të cilat kanë kontaktuar me Prokurorin e Shtetit.
Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”. Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë