fbpx

Arrestohet 26 vjeçari në Tiranë, drogoi dhe përdhunoi një të mitur

nga Revista Kosovarja

Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike.

Lajmi i arrestimit të tij u njoftua nga policia e Tiranës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26-vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’ dhe ‘Nxitja për përdorimin e drogës’, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]