72
Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar sot një person me inicialet F.A., 27 vjeçar, i dyshuar për grabitje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në njërën nga rrugët e frekuentuara të qytetit të Ferizajt.
Me këtë rast, i dyshuari, me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhirë ari viktimës (femër), dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq me urdhër të Prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.