fbpx

Arrestohet ferizajasi që po kërkohej për falsifikim të parave

nga Revista Kosovarja

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, me dënim orej 35 ditëve.

“Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, kanë arrestuar një person me inicialet: P.L ( M/K), 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’’, me dënim burgimi prej tridhjetëepesë (35) ditëve”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]