15
Një grua është prangosur, pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht një doktoreshë në Qendrën Mjekësore Familjare të Lipjanit.
Policia bën të ditur se incidenti ka ndodhur paraditen e së enjtes.
Ndërkaq, e dyshuara u arrestua dje, shkruan IndeksOnline.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.