fbpx

Arrestohet i dyshuari që kanosi zyrtarët korrektues për shkak që se lejuan ta vizitojë një të burgosur

nga Revista Kosovarja

Është arrestuar një person pasi i kanosi zyrtarët korrektues të burgut, pasi ata nuk e lejuan që ta vizitojë një të burgosur.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Dubravës.

“Burgu i Dubravës, Istog 18.07.2023 – 08:55. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte kanosur zyrtarët korrektues të burgut. Incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që të bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]