fbpx

Arrestohet në Prishtinë bashkëshorti i Arta Bajramit

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti ishte i dënuar me 10 vite burgim.

Portali Indeksonline raportoi sot se bëhet fjalë për Xhemajl Sekiraqën. I njëjti dyshohet se ishte i përfshirë në vjedhje të orave luksoze “Rolex” në Bahrein.

43 vjeç u arrestua në qendër të Prishtinës dhe ishte në kërkim nga Interpoli.

Siç mëson Paparaci, Xhemajl Sekiraqa është bashkëshorti i këngëtares nga Prishtina, Arta Bajrami.

Po ashtu, Xhemajl “Xhimi” Sekiraqa është djali i vëllait të Enver Sekiraqës./Paparaci.com

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]