Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua e cila ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore.
Sipas PK-së gruaja e arrestuar është M.Th viti i lindjes 2000, dhe ishte e dënuar me 2 vjet e 7 ditë burg për disa vepra penale.
“Me datën 29.06.2024 njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë kanë arrestuar M.Th. (viti i lindjes 2000, femër kosovare). Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e shtatë (7) ditë për disa veprën penale. Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit“, thuhet në njoftim.