fbpx

Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se shpërndau përmes rrjeteve sociale video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meqë dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 12.10.2023 – 11:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]