fbpx

Arrestohet një burrë në Skënderaj, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në fshatin Izbicë të Skënderajt, nën dyshimet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]