fbpx

Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Policia e kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, lidhur me vrasjen e cila ndodhur me datë 12.08.2023 në rrugën e UÇK –së të Mitrovicës së Jugut, ku ishte gjetur pa shenja jete, viktima 65-vjeçar me inicialet S.M.

Personi i arrestuar është Xh.N 43 vjeçar shtetas i Kosovës , të cilit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.

Policia bën të ditur se në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës, e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë

Mitrovicë, 14 gusht 2023Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]