fbpx

Arrestohet një person në Graçanicë, kërcënonte vazhdimisht një femër

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në Graçanicë, pasi që i njëjti kishte shantazhuar dhe kërcënuar një femër.

Rastin e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një kohë të gjatë është kërcënuar dhe shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]