fbpx

Arrestohet pejani që deshi të bëjë biznes me votë

nga Revista Kosovarja

Policia ka arrestuar dje një person pasi në faqe të internetit ka publikuar thirrjen “shes votën”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 1:37 në Pejë.

I dyshuari është intervistuar, më pas me procedurë të rregullt është liruar.

“DHËNJA OSE MARRJA E RYSHFETIT NË LIDHJE ME VOTIMIN /Pejë 01.02.2021-01:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një faqe të shitjeve ka postuar publikim ,, shes votën’’. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]