fbpx

Arrestohet personi që dyshohej për dhunimin e një gruaje në Vushtrri

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka dhunuar një grua në Vushtrri.

Sipas PK-së, i dyshuari që është i mitur është arrestuar rreth orës 21:00.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa detajet u dhanë në raportin 24-orësh.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull, i panjohur për të. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]