fbpx

Arrestohet personi që shantazhoi një grua me publikim të fotove dhe videove intime

nga Revista Kosovarja

Është arrestuar një person nën dyshimin se ka kërkuar para nga një grua duke e shantazhuar se do t’i publikojë fotografi dhe video intime të saj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 05.09.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]