85
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Bresje të Fushë Kosovës.
Të njëjtit në gjendje të dehur kishin vjedhur njëmijë euro nga një veturë, njofton Klankosova.tv.
Policia në veturën e të dyshuarve ka gjetur para të gatshme 6,050€ dhe gjatë kontrollit fizik janë gjetur edhe 1,024 euro.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi që janë këndellur dhe intervistuar të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.