fbpx

Arsim Kabashi sot merr urime të shumta, jo vetëm për sukseset e Kompanisë ‘Cima’

nga Revista Kosovarja

Nuk është e rastit që Kompania ‘Cima Construction’ të fitojë edhe epitetin – Lider në fushën e projektimit dhe ndërtimit, shkruan, Kosovarja.

Kompania ‘Cima Construction’ që nga fillimi ka synuar që të jetë lider në fushën e projektimit dhe ndërtimit duke u nisur nga serioziteti në punë, cilësia në ndërtim, dhe krijimi i kushteve shumë të favorshme për klientët.

Rehatia dhe siguria investimit në patundshmëri të klientëve janë vizioni i tyre. Sot Kompania është e njohur gjithandej me ndërtimet në të githë Kosovën, por edhe jashtë saj.

Kompania ofron një kualitet të lartë për klientët , të cilët janë mirënjohës dhe falenderues pēr edhe për korrektësinë dhe bashkëpunimin.

Për të gjitha këto arritje të suksesshme, padyshim është edhe Arsim Kabashi, ndër udhëheqësit e Kompanisë ‘Cima Construction’ njëri nga pronarët të kësaj kompanie, që me meritë edhe ka fituar epitetin – Lider i tregut kosovar dhe jo vetëm.

Ju kujtojmë, se Arsim Kabashi është edhe President i FC ‘Ballkani‘ , klub ky i njohur për sukseset e arritura në fushën e futbollit.

Arsimi sot e ka një ditë të veçantë, e feston ditëlindjen, me ç’rast po merr urime jo vetëm nga klientët e shumtë por edhe nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë e miq të shumtë gjithandej Kosovës.

Urime edhe nga stafi i ‘Kosovares’ , po aq edhe për bashkëpunimin shumëvjeçar në fushën e marketingut në mediumin tonë.

Urime të shumta ‘Cima’. /Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]