fbpx

Arsimi ‘Don Zhuani’ i “Për’puthen”- e la Anën tani në lidhje me Antonelën

nga Revista Kosovarja

Antonela po qëndron në emision, por ka nisur lidhje të re.

Ditët e fundit ish-konkurrenti i “Përputhen”, Arsim Abduli dhe konkurrentja Antonela Berisha kanë marrë vëmendjen e publikut me disa veprime.

Dyshja fillimisht u panë në shoqëri të njëri-tjetrit, e më pastaj edhe shkruan dedikime romantike për njëri-tjetrin, duke nxitur thashetheme për lidhje.

Së fundi, në një lidhje direkte në Instagram, fansat e pyetën se a ka filluar lidhje dashurie me Antonelën dhe ai nuk e mohoi një gjë të tillë.

“Po jemi”, ishte përgjigja e prerë e Arsimit.

Arsimi së fundi postoi një tjetër foto të Antonelës, ku shfaqet me cigare në duar dhe shkruan “Më mungon”.

Në anën tjetër, Antonela po qëndron ende në “Përputhen”, për ‘t’u njohur’ me djemtë e emisionit për ta gjetur fatin e jetës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]