fbpx

Arsimtari i 17 vjeçarit që humbi jetën në aksident, flet për të në ngushëllimin prekës

nga Revista Kosovarja

17-vjeçari nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve të marra nga aksidenti që ndodhi të hënën tek rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

Ai ka ndërruar jetë dhe këtë e ka konfirmuar shefi i repartit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka, shkruan “Kosovarja”.

“Pacienti që është aksidentuar te rrethrrotullimi, te ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë pasojave të lëndimit dhe i njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, ka thënë Uka.

Pas lajmit të pikëlluar, ka lënë një ngushëllim prekës edhe arsimtari Xhelal Hajrullahu:

“MESAZH NGUSHËLLIMI

Me dhimbje mësova sot për vdekjen e nxënësit tonë të dashur Altin Hyseni, nxënës i klasës 11/6 në Gjimnazin”Ahmet Gashi” në Prishtinë.
Në emër të drejtorisë së shkollës, personelit arsimorë dhe si kujdestar klase, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, nxënësve dhe të afërmve duke u lutur që shpirti i tij të prehet në Paqe ashtu siç ai gjithnjë dhuronte Paqe”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]