fbpx

Arsyeja se pse Princi Philip u përcoll me muzikë

nga Revista Kosovarja

Princi Philip kishte planifikuar çdo gjë për varrimin e tij për 18 vite rresht.

Pas vdekjes së tij, me 17 prill në kështjellën Windsor ka pasur edhe muzikë.

Kjo ishte dëshira e tij, ku në funeral kishte prezentë një kor me katër njerëz i St. George interpretoi himnin e ceremonisë “Eternal Father, Strong to Save” i William Whiting, si dhe disa këngë shtesë që janë shkruar me urdhër të princit Philip.

Shkruar në vitin 1860, “Eternal Father, Strong to Save”, është frymëzuar nga rreziqet e detit të përshkruara në Psalmin 107 dhe njihet ndryshe edhe si “For Those in Peril on the Sea” (Për ata që janë në rrezik në det).

Princi bëri edhe dy udhëtime anembanë botës në Royal Yacht Britannia.

“The Jubliate”, e cila u shkrua nga kompozitori anglez, Benjamin Britten me kërkesë të tij, përkthehet fjalë për fjalë në “këngë gëzimi” dhe përfshin një referencë për hyrjen në “portat e Zotit me falënderime”.

Besohet se Princi Philip i kërkoi Britten të kompozonte edhe “Jubliate”, edhe “Te Deum” në vitin 1958. Kompozitori ndërroi jetë në 1976-ën.

Action Stations, që njihet edhe si “alarmi i përgjithshëm i marinës mbretërore”, u luajt gjithashtu gjatë ceremonisë, me kërkesën specifike të princit Philip, si “një ushtar që ka shkuar në vendpushimin e tij të fundit”.

Në funeral u përfshinë edhe “Adagio Expressivo” i Sir William Harris, “Salix” e Percy Ëhitlock dhe “Berceuse” i kompozitorit francez, Louis Vierne. Ndërsa funerali përfundoi, kori këndoi edhe himnin kombëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]