117
Pas situatës së krijuar mes Alvises dhe Hysenit në “Për’Puthen”, opinionisti i këtij emisioni, Arjan Konomi, kishte shpërthyer në lot, teksa e akuzonte Alvisen për mashtrim.
Në një moment, Konomi madje kishte lënë studion e emisionit me lot në sy.
Lidhur me gjithë këtë situatë, Konomi duket se i ka thirrur mendjes dhe është qetësuar, duke kërkuar falje në “Për’Puthen Prime” sonte.
“Situata ime fizike ishte e atillë që shkaktoi një tronditje shumë të madhe dhe nuk isha në gjendje të jipja një shpjegim shumë të mirë” u arsyetua Konomi.