fbpx

Art Abazi demanton lajmet se është ndarë nga e fejuara: “Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh, përjet’sisht”,

nga Revista Kosovarja

Rreth një muaj më parë u raportua se këngëtari Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rreze Qerreti.

Të njëjtit lanë vend për dyshime pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e madje larguan të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami.

Megjithatë, një reagim në lidhje me këtë u bë së fundmi nga artisti shqiptar duke konfirmuar se janë bashkë.

“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh, përjet’sisht”, ka shkruar ai në një postim përkrah partneres.

 

https://www.instagram.com/p/Cg4uMIMDbc7/?utm_source=ig_web_copy_link

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave duke i uruar për ribashkimin e tyre.

Abazi nga ana tjetër kohëve të fundit ka lansuar më pak projekte duke bërë kështu një tërheqje nga muzika.

“N’buzët e saj” mbetet e fundit prurje e Artit që e solli para një muaji pas një periudhe të gjatë.

https://www.instagram.com/p/CemAEgpLMgK/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]