Big Brother VIP Kosova vjen për herë të parë dhe pritet të nisë këtë vjeshtë.
E sa i përket banorëve, kureshtja është shumë e madhe për të kuptuar edhe emrat e protagonistëve.
Një nga emrat e përfolur është këngëtari, Art Abazi. Ai së fundmi ka ndarë një postim në llogarinë e tij në Instagram duke publikuar disa fotografi nga një photoshooting.
Postimi i tij nxiti dyshimet kur një komentues shkroi se këto foto nënkuptojnë hyrjen e tij në shtëpinë e madhe.
“Në Big Brother po hyka pasi ka bërë këto foto”, shkruhet në koment. Më tej duke thelluar edhe më tej dyshimet, Abazi ka etiketuar edhe Liberta Spahiun.
Ndonëse artisti nuk pohoi as mohoi një thashethem të tillë, nëse hyrja e tij në shtëpi do të ndodhte ne urojmë që me vete ta marrë edhe kitarën e tij.