fbpx

Art Abazi refuzon të jetë pjesë e BBV Kosova

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Art Abazi përmes një postimi në Instastoryn e tij ka shuar të gjitha dilemat e ndjekësve të tij luidhur me lajmin që qarkulloi në mediat rozë se ai do të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova, shkruan Paparaci.

Abazi në deklaratën e tij ka shkruar se momentalisht është i fokusuar në karrierën muzikore.

Big Brother Vip Kosova do të fillojë transmetimin më 5 dhjetor. Në këtë spektakël do të marrin pjesë emra të njohur të estradës shqiptare.

Emra të tjerë të cilët po përmenden se do të jenë pjesë e spektaklit janë Shota Baraliu, Getinjo, Yll Limani etj. Por që këta emra nuk janë konfirmuar akoma.

BBV do të moderohet nga Alaudin Hamiti e së krah tij do të jetë edhe aktorja Jonida Vokshi, ndërsa opinionist do të jetë Olti Curri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]