fbpx

Arta Bajrami tregon se kush ishte nëna e saj e ndjerë

nga Revista Kosovarja

Përshëndetje,

Për gjithë ju që më keni ngushëlluar, fizikisht apo virtualisht, e sidomos ju që më keni ndenjur pranë që bashkë të ndajmë dhimbjen për këtë humbje të madhe: një faliminderit nga zemra.

Nëna ime ishte një grua e arsimuar dhe e kulturuar. Një qytetare Prishtinase tipike avangarde. Një zonjë e vërtetë dhe një shembull i gruas shqiptare. Ajo shkëlqeu në punë por diti të jetë edhe shtëpiake e vërtetë. Ishte aq e pastër dhe aq e organizuar, sa një oficer ushtrie do ja kishte zili. Kush i ka shkel pragun dhe i ka ngrënë bukën, ka mbetur gojëhapur.
Në rininë e saj, në vitet 60-70, kur gruaja në Kosovë ishte kryesisht amvise, ajo ja arriti të thej barrierat konzervative dhe të bëhej një nga të paktat gra të pavarura (e para në familje). Kishte pagë, voziste makinë (duke thyer çdo tabu të kohës), fliste gjuhë të huaj etj., duke u bërë shembull i më të rejave në familje se si mund të arrihet gjithçka që i duhet një femre moderne. Ajo kishte një shije të hollë për artin, modën, arredimin e shtëpisë. Kishte udhëtuar dhe parë e mësuar nga kultura të ndryshme. Ishte një kuzhiniere e shkëlqyer me një gamë të gjërë njohurish nga e gjith bota, por kuzhinën Mesdhetare e bënte në nivel të një shefi nga një restaurant me yll Michelin. Mbrëmjet i kalonte duke parë një film ose serial të mirë, një dokumentar interesant apo duke lexuar një libër. Ishte një grua e vyer, e përkushtuar ndaj familjes dhe e ndjeshme ndaj temave patriotike. Në vitin 1999 kur na u dha rasti të iknim për në Amerikë, ishte ajo që nuk pranoj ta linim Kosovën. Nuk duronte dot padrejtësitë dhe shpesh e gjente veten në konflikt me njerëzit për faktin se ishte e drejtëpërdrejtë dhe të mirën e të keqen ta thoshte në sy. Dhe në vitin 2017 kur dhe Babai im kishte ndërruar jetë filloj në thellimin e krijimtarisë së Zotit,filloi dhe leximin e Kur’anit e të cilin e lexoj 2 herë radhazi pastaj filloj dhe me 5 kohët e namazit e që nuk e ka ndërprerë as edhe në kto ditët e fundit të jetës së vet në ktë botë , dhe Agjërimin të cilin e kishte bërë gati gjithë jetën . Ishte grua e madhe, me zemër të madhe. E çiltër nga brenda dhe e bukur e vitale nga jashtë. Jo rrallë frekuentonte Gërminë për pak ajër të pastër dhe për të ruajtur vitalitetin fizik dhe mental. Nuk u dorëzua dhe nuk u ankua kurrë, as në momentet kur sëmundja e pamëshirshme e rrëzoi për tokë. Kjo, me pak fjalë, ishte nëna ime. Ju që e keni njohur i dini këto që i thash.

Mami ti na le. Ti u the lamtumirë gjith vuajtjeve të kësaj bote. Unë do të kujtoj ty me krenari sa të kem frymë dhe do mundohem të jetoj me mësimet e tua.

Me dashuri dhe 💔
Arta

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]