fbpx

Arta e pakënaqur me ndryshimet në Prishtinë, kërkon më shumë gjelbrim në vend të asfaltit

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja, Arta Bajrami, ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me ndryshimet e fundit që po ndodhin në kryeqytet.

Në një shkrim të publikuar në faqen në Facebook, ajo ka reaguar mbi largimin e hapësirave të gjelbra në Prishtinë dhe zëvendësimin e tyre me asfalt.

Ajo madje ka pasur edhe disa kritika dhe sugjerime për kryetarin e Prishtinës, duke marrë shembuj disa nga kryeqendrat evropiane.

Ky është shkrimi i saj i plotë:

“Sapo e mora këtë foto nga një familjar i imi që jeton jasht. Po me pyt: ‘çka është ky obsesion i shqiptarve me e shndërru gjelbrimin në gur e asfalt? U hjek kjo oazë gjelbrimi që veres ti knaqke syt me lule, e u zëvendsu me kalldrëm. Prej krejtve me prit, prej Perparim Rama se kemi prit ket sen. Prishtina ka nevoj për ma shum gjelbrim e jo për ma shum asfalt’
Unë i thash që qëllimi ësht me u zgjat sheshi ndërsa reagimi ishte: ‘ky vetëm shesh nuk mund të thirret se nuk ka shesh në botë me asfalt. A nuk kishte me qenë më mirë asfaltin ku kalojn taksitë dhe autobusat me e zëvendsu me kalldrëm (sikur në shumë rrugë të Pragës e Vienës bie fjala), gjelbrimi në mes me mbet i paprekur (bile ndoshte edhe pak me e zgjëru), dhe asfalti ansor (ku nuk kalon trafik) me u shtru ne pllaka te njetit stil si sheshi nënë Tereza? Atëher besoj që do dukej si zgjatje e sheshit. Në këtë form, as nuk ka pamje dhe as funksion.’
Qka po ua merr mendja, a ka te drejt a jo?”, shkruan Arta Bajrami në Facebook.

Reklama

/Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]